Meta publikon VIDEON: Përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare luten për shëndetin e qytetarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 30-03-2020 Meta publikon VIDEON: Përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare luten për shëndetin e qytetarëve Nga video-mesazhi i publikuar nga Meta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në profilin një video-mesazh të përfaqësuesve të besimeve të ndryshme fetare që luten për shërimin dhe shëndetin e qytetarëve, në këto ditë të vështira.

“Një mesazh i ngrohtë, shpresëdhënës dhe gjithëpërfshirës në këto momente tepër të vështira për shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin! Lutjet e përbashkëta të përfaqësuesve të besimeve të ndryshme, për shëndetin dhe shërimin e çdo qytetari, na japin forcë dhe na motivojnë për ta përballuar me sukses të gjithë bashkë këtë betejë! Zoti qoftë me të gjithë ne”, shkruan Meta ndërsa publikon mesazhin e tyre.

LUTJA E PËRBASHKËT E PËRFAQËSUESVE TË BESIMEVE TË NDRYSHME:

Unë jam Rabin Eriku!

Unë jam At Xho!

Ndërsa unë jam Imam Gazi! ??

Ne njihemi në komunitetet tona si “3 shokët”.

Si përfaqësues të feve dhe komuniteteve tona, ne lutemi për shërimin dhe sigurinë Tuaj!

Ne i jemi shumë mirënjohës stafit të ekipit mjekësor, për kujdesin dhe kurajën e tyre në përballimin e këtij rreziku. Mirënjohje për të gjithë ata që na mbështesin.

Zoti ju bekoftë dhe në këtë moment delikat e të vështirë të keni paqen e Zotit.

Bëni pjesën tuaj dhe promovoni respektin dhe shpresën të gjithëve!

Ndani mesazhin tonë sa më shumë.

Duajini të afërmit si veten tuaj!

Shalom! Selam! Paqja e Zotit qoftë me Ju!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0084741115570068
array(1) { ["section"]=> string(104) "meta-publikon-videon-perfaqesuesit-e-besimeve-te-ndryshme-fetare-luten-per-shendetin-e-qytetareve-200702" }