Meta-qytetarit: Po s’të sollën këta dyshekë, më merr mua në telefon

Publikuar tek: aktualitet, më 15:30 17-02-2015 Meta-qytetarit: Po s’të sollën këta dyshekë, më merr mua në telefon Meta duke i folur ashper drejtorit te emergjencave

Edhe Ilir Metës ia kanë prerë rrugën banorët e Levanit, por ai është ndalur dhe i ka dëgjuar. Siç raporton gazeta Dita, një banor i është ankuar kreut të kuvendit se nuk i janë rikuperuar të gjitha dëmet nga përmbytjet e fundit. Shefi i emergjencave i ka thënë kryeparlamentarit se ia kanë zgjidhur hallin, i kanë shpërdarë çadra. “Po lërë çfarë keni shpërndarë, ka një problem konkret o zotëri. Nuk ka dyshekë, të iki tia marr unë dyshekët tani? Më pas i drejtohet qytetarit: “Po nuk ti solli zotëria, merr numrin tim të telefonit më merr mua në telefon do ti sjell unë”. Dhe më pas i kthehet sërish shefit të emergjencës: Ti e more vesh? Harroje kollaren dhe zgjidhe këtë problem. Dakord?” foli Meta me një ton urdhërues. Meta ishte veshur me një xhup e pa kollare, ndryshe nga shefi i emergjencës Arben Çuko që ishte prezantuar me kollare e xhaketë në takime. Edhe banorë të tjerë kanë shprehur pakënaqësi. Meta i ka adresuar te deputeti, ku ka kërkuar të mbahen shënime për ankesat që kanë pasur për prefekturën.

Meta ishte sot në zonat e përmbytura e më konkretisht në Levan së bashku me Ministrin e Bujqësisë. Ka qëndruar me banorët e ka dëgjuar shqetësimet e tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inagurohet zyra e punësimit në Laç, Rama: Zyrat do të shtrihen në gjithë veriun
Japonia jep 6 milion lekë ndihmë për përmbytjet në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.011584997177124
array(1) { ["section"]=> string(70) "meta-qytetarit-po-s-te-sollen-keta-dysheke-me-merr-mua-ne-telefon-3646" }