Meta reagon për tërmetin 6.6 ballë në Izmir: Gjithë populli shqiptar është pranë popujve miq të Turqisë dhe Greqisë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:46 30-10-2020 Meta reagon për tërmetin 6.6 ballë në Izmir: Gjithë populli shqiptar është pranë popujve miq të Turqisë dhe Greqisë Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta reagon për tërmetin e fortë që goditi Turqinë pas mesditës së sotme, dhe deri tani raportohet se ka shkatërruar mbi 20 ndërtesa dhe u ka marrë jetën 4 personave, por kjo e fundit ende e pakomfirmuar zyrtarisht.

Meta shkruan se Shqipëria dhe gjithë populli shqiptar qëndron në këto momente të vështira pranë pupujve miq të Turqisë dhe Greqisë, pasi dhe kjo e fundit është prekur nga tërmeti.

“Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t'u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj”, shkruan Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Tërmeti është shkatërrues", flet nga Turqia ambasadori Robo: Në Izmir ka shumë shqiptarë, dyshohet se ka viktima
Veliaj reagon për tërmetin që goditi Turqinë dhe Greqinë: Qendroni të fortë! Lutjet tona janë për ju miq »
Article Logic
Execution time: 0.011472940444946
array(1) { ["section"]=> string(121) "meta-reagon-per-termetin-6-6-balle-ne-izmir-gjithe-populli-shqiptar-eshte-prane-popujve-miq-te-turqise-dhe-greqise-225793" }