Meta refuzon sërish kërkesën për plotfuqishmërinë nga Bushati

Publikuar tek: barometri, më 07:30 28-02-2018 Meta refuzon sërish kërkesën për plotfuqishmërinë nga Bushati

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sërish letrën me sqarime të dërguar nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për të marrë autorizimin për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se kërkesa është kthyer sërish sespe nuk ka informacionin e mjaftueshëm për takimet kokë më kokë që janë zhvilluar deri më tani mes dy vendeve tona. Mungon gjithashtu dhe platforma e bisedimeve dhe strategjia.

Presidenti përmes një letre me 9 faqe  ka kthyer kërkesën për plotfuqishmërinë e Bushatit për të kërkuar më tepër informacion, sidomos nga takimet kokë më kokë në takimet mes Ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021881103515625
array(1) { ["section"]=> string(68) "meta-refuzon-serish-kerkesen-per-plotfuqishmerine-nga-bushati-111713" }