Meta revoltohet, shpërthen në AKUZA: Ndërkombëtarë të korruptuar, kreu i KED ushtar i partisë, mbyllën qëllimisht Kushtetuesen (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:05 13-11-2019 Meta revoltohet, shpërthen në AKUZA: Ndërkombëtarë të korruptuar, kreu i KED ushtar i partisë, mbyllën qëllimisht Kushtetuesen (E PLOTË)

Presidenti Ilir Meta ka humbur durimin dhe ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë, KED dhe ndërkombëtarëve gjatë konferencës lidhur me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Meta akuzoi qeverinë se qëllimisht ka bllokuar për dy vite Kushtetuesen me qëllim që në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vendoste një “ushtar të partisë” të cilin e quajti edhe rrugaç që bën verpime mafioze me listat e kandidatëve për GjK.

Me tone të larta, Meta nuk ngurroi të akuzojë edhe disa ndërkombëtarë si të korruptuar, për të cilët tha se kanë qenë dakort me mosfunksionimin e GjK-së.

Pjesë nga deklarata:

Nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme të turpshme që iu takojnë politikanëve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti as politik as familjar, mos prisni që unë të merrem me gjëra të tilla. Ju përmendët një emër dhe është emri me CV-në më të pasur nga të gjithë kandidatët që ka sjellë KED. Dhe është një person i diskriminuar, është një person që ka patur kualifikimet më të larta. Presidenti nuk merret me asnjë individ. Të ndërtosh një proces me kaq shumë probleme që janë evidentuar qartë tashmë, dhe të përpiqesh ta banalizosh në histori të tilla, aqmëtepër kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, që nuk duhet të ishte për asnjë ditë e mbyllur, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar të huaj, që thoshin më mirë pa Gjykatë Kushtetuese, ua kam thënë, mund të kishte një vakancë, dy vakanca, por jo zero.

Dhe nuk ka ndodhur kjo situatë prej vettingut, por se në krye të KED-së duhet të vinte një ushtar i partisë. I cili në kundërshtim edhe me statusin që ka bën lojëra të tilla që vendos në pozitë presidentin, kryetarin e forcave të armatosura, o të shkelë kushtetutën me pahir, me lojëra të tilla kushtetuese që as fëmijë e rrugeçer nuk i bëjnë, t’i rrëmbejë në mënyrë mafioze. Kjo është e vërteta, dhe nëse këta zotërinj mendojnë se mund të bëjnë drejtësi në këtë mënyrë, duke akuzuar presidentin, mendo se ç’mund të bëjnë me ata hallexhinjtë e Unazës. Se në fund të fundit, i bëjnë këta me Presidentin, por presidenti vjen këtu para jush, po ata të shkretë kush do t’i dëgjojë. Ndaj unë i bëj thirrje të mos vazhdojnë kështu se ia kanë shtuar kushtet Shqipërisë, boll jemi kërrusur nga kushtet.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024734020233154
array(1) { ["section"]=> string(137) "meta-revoltohet-shperthen-ne-akuza-nderkombetare-te-korruptuar-kreu-i-ked-ushtar-i-partise-mbyllen-qellimisht-kushtetuesen-e-plote-185800" }