Meta rishpall Dekretin për plotësimin e vendit vakant në Kushtetuese: Kushdo që plotëson kushtet të sjellë këto DOKUMENTE në Presidencë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:06 24-09-2020 Meta rishpall Dekretin për plotësimin e vendit vakant në Kushtetuese: Kushdo që plotëson kushtet të sjellë këto DOKUMENTE në Presidencë (E PLOTË) Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta rishpall për herë të tretë dekretin për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Meta fton çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur publik për plotësimin e vendit vakant, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës këto dokumente:

Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të rishpallur;

- Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dokumentacionin shoqërues, nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 125, pikat 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

- Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit është i publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës.

- Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular i cili gjendet i publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës.

Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm bashkëlidhur është data 14 tetor 2020.

Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikuesve do të publikohet në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës si dhe në mjetet e informimit publik. Lista e aplikuesve dhe dosjet respektive të tyre do t’i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vijimin e procedurës së verifikimit dhe vlerësimit sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Njoftim rishpallje vakance by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094079971313477
array(1) { ["section"]=> string(149) "meta-rishpall-dekretin-per-plotesimin-e-vendit-vakant-ne-kushtetuese-kushdo-qe-ploteson-kushtet-te-sjelle-keto-dokumente-ne-presidence-e-plote-221478" }