Meta sfidon hapur mazhorancën: Asnjë të sëmuri mendor mos t'i shkojë mendja se më tremb. Të shikojmë kush shkarkon tjetrin

Publikuar tek: politike, më 11:40 18-09-2020 Meta sfidon hapur mazhorancën: Asnjë të sëmuri mendor mos t'i shkojë mendja se më tremb. Të shikojmë kush shkarkon tjetrin Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta sfidon hapur mazhorancën, e cila kërkon që përmes miratimit të disa ndryshimeve Kushtetuese të kufizojnë kompetencat e tij. "Po të më shkarkojnë, por e shikojmë kush e shkarkon më parë tjetrin", u shpreh Meta.

I pyetur për ndryshimet që kërkon mazhoranca, për t'i kufizuar kompetencat, Presidenti Meta u shpreh "Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të vjedhur, nuk duhet t'i shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, mund të intimidohet apo të pengohet të përmbush misionin e tij. Nëse këtij paralamenti nuk i mjaftojnë ato rekorde negative që ka, padyshim do ngelet paralamenti i 1 prillit nëse nuk reflekton. Reflektimi i parë është zbatimi pikë për pikë i marrëveshjes së 5 qershorit. Përshëndes opozitën që kërkon hapjen 100% të listave."

Më tej, Meta bëri një deklaratë të fortë kur tha se edhe sikur të kenë mbaruar burrat në këtë vend, gratë shqiptare do t'i tregojnë vendin politikanëve "sa dhe vrima e vrimës së miut do u duket e madhe."

"Tani, mirë keq, ju e keni presidentin. Po të ishit të sigurt që të mos e kishit presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar burrat në këtë vend, gratë e Shqipërisë do jua kalonin grave të Bjellorusisë. Se kur ngrihen ato që se kanë parë kurrë demokacinë. Gratë e Shqipërisë do tju bëjnë që edhe vrima e vrimës së miut do ju dukej e madhe. Presidenti nuk fle gjumë, do jetë këtu deri në 25 prill", tha ai.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012601137161255
array(1) { ["section"]=> string(127) "meta-sfidon-hapur-mazhorancen-asnje-te-semuri-mendor-mos-t-i-shkoje-mendja-se-me-tremb-te-shikojme-kush-shkarkon-tjetrin-220804" }