Meta: Shkodra ka qeshur kur çifti Luli Mediu mori nëpër gojë Ketin. Rama-Meta akoma s’kan fillu

Publikuar tek: politike, më 17:21 18-06-2015 Meta: Shkodra ka qeshur kur çifti Luli Mediu mori nëpër gojë Ketin. Rama-Meta akoma s’kan fillu Ilir Meta

Kreu i LSI Ilir Meta ndodhet sot në Shkodër në mitingun përmbylles së kandidates së ASHE, Keti Bazhdarit. Meta i doli në mbrojtje kandidates për sa thanë dje kreu i PD-së Basha  dhe ai i PR-së Mediu ditën e djeshme në Shkodër. Meta tha se Shkodra veç ka qeshur me ta e ndërsa bëri edhe humor me këngën e kandidates së djathtë Voltana Ademit “Rama-Meta ka maru”. Kreu i LSI-së tha se në fakt, Rama-Meta "akoma s’kan fillu”.

“Me Keti Bazhdarin do arrijmë një sukses historik për Shkodrën për të realizuar projektet e tyre. Dje e gjithë Shkodra ka qeshur kur çifti Luli Mediu doli të merrte nëpër gojë kandidaten tonë, se për ne nuk ka problem. Por këta... nuk dua të them atë që thatë ju po këta mendje lehtë,  fjala më e sjellshme në këtë rast, a mendojnë se shkodranët mund ti besojnë një njeriu që gënjen edhe për qef? Demokratët thonë se Luli gënjen edhe kur tregon orën.

Fatmir Mediu tha se Luli e gënjeu për Durrësin kur i tha se do kandidonte Dukën. Na ka mashtruar Lul Basha për Durrësin. Kur Luli gënjen aleatin më të ngushtë të Partisë Demokratike, Partinë Republikane a  ka turp e cipë mos gënjejë Shkodrën e shkodranët ?”, tha Meta duke ironizuar mandej këngën e kandidates së djathtë.

"Shkodrës nuk i duhet kënga Rama-Meta ka maru se Rama Meta akoma s’kan fillu”, tha Meta i cili shtoi se puna do të nisë me superstradën Velipojë-Shkodër.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.00937819480896
array(1) { ["section"]=> string(99) "meta-shkodra-ka-qeshur-kur-cifti-luli-mediu-mori-neper-goje-ketin-rama-meta-akoma-s-kan-fillu-13950" }