Meta shpërndan intervistën e anëtares së Komisionit të Venecias: Koha të zbatohen rekomandimet, e vetmja rrugë për çeljen e negociatave

Publikuar tek: aktualitet, më 17:20 29-06-2020 Meta shpërndan intervistën e anëtares së Komisionit të Venecias: Koha të zbatohen rekomandimet, e vetmja rrugë për çeljen e negociatave

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është koha për zbatimin e rekomandimeve të Komisioni të Venecias.

Ai ka shpërndarë një intervistë të Deutsche Ëelle nga profesorja Angelika Nußberger, anëtare gjermane e Komisionit të Venecias, e cila shprehet se për Shqipërinë ka një rëndësi të jashtëzakonshme të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ku hapi tjetër i nevojshëm është të ecet përpara me emërimet e tjera të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa Meta thekson se është koha për zbatim korrekt të rekomandimeve, pasi kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Postimi i plotë:

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!
Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.
Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.
Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga Pëllumb Xhufi deri te Ardian Vehbiu, Akademia e Shkencave zgjerohet me 12 anëtarë të rinj
Aksident te ish-Dogana/ Motorri përplaset me një makinë, dy të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.01173210144043
array(1) { ["section"]=> string(140) "meta-shperndan-intervisten-e-anetares-se-komisionit-te-venecias-koha-te-zbatohen-rekomandimet-e-vetmja-rruge-per-celjen-e-negociatave-212199" }