Meta 'shpëton' emisionet, kthen ligjin anti-Covid për distancën dy metra mes të ftuarve dhe gjoba në rast shkeljesh: Cënon lirinë e medias

Publikuar tek: politike, më 17:00 13-07-2020 Meta 'shpëton' emisionet, kthen ligjin anti-Covid për distancën dy metra mes të ftuarve dhe gjoba në rast shkeljesh: Cënon lirinë e medias Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për masa shtesë ndaj televizioneve, për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Ligji që parashikon një sërë rregullash të reja për emisionet televizive, ku ndonëse u hiqet ndalesa për jo më shumë se një të ftuar, caktohet distanca prej 2 metrash dhe sanksionet me gjobë deri në mbyllje në rast shkelje, është kthyer nga Meta për rishqyrtim në Kuvend.

Në thelb të arsyetimit të presidentit për kthimin e ligjit është cënimi i lirisë së fjalës.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.

Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e media,” shprehet presidenti Meta.

DEKRETI PËR KTHIMIN E LIGJIT DHE ARSYET:

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 73/2020 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 73/2020 “PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 20, DATË 20.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ‘PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ‘PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19’, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20, datë 20.5.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19’, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 11537

Tiranë, më 9.07.2020 

Arsyet-e-kthimit-të-ligjit-73-2020-1 by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0104079246521
array(1) { ["section"]=> string(141) "meta-shpeton-emisionet-kthen-ligjin-anti-covid-per-distancen-dy-metra-mes-te-ftuarve-dhe-gjoba-ne-rast-shkeljesh-cenon-lirine-e-medias-213727" }