Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores: E paharruar do të mbetesh Valentinë!

Publikuar tek: aktualitet, më 19:50 11-07-2019 Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores: E paharruar do të mbetesh Valentinë! Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktores së njohur të kinematografisë shqiptare, Valentina Cacit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka përkujtuar rolet dhe personazhet karakteristika të luajtura nga ‘Artistja e Merituar’ Valentina Cani, veçanërisht në film.

Presidenti Meta theksoi se aktorja e njohur la një trashëgimi të vyer në teatër dhe kinematografi dhe shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një artisteje të tillë me vlera.   

Postimi i plotë:

Me trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur, “Artistes së Merituar” Valentina Caci.

Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë.

E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018562078475952
array(1) { ["section"]=> string(99) "meta-shpreh-ngushellimet-per-ndarjen-nga-jeta-te-aktores-e-paharruar-do-te-mbetesh-valentine-171902" }