Meta: Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë vaksinimi! Çdo mbërritje e tyre është pozitive, por jo kur hyjnë kontrabandë...

Publikuar tek: politike, më 17:55 16-01-2021 Meta: Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë vaksinimi! Çdo mbërritje e tyre është pozitive, por jo kur hyjnë kontrabandë... Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se vendi ynë ka nëvojë për një plan të qartë vaksinimi të popullsisë, gjë e cila është e domosdoshme.

Sipas Kreut të Shtetit, mbërritja e vaksinave në Shqipëri është pozitive, por duhet që të ketë transparencë dhe nuk është mirë të hyjnë kontrabandë.

Nisida Tufa: Zoti President, lajmi i mirë është mbërritja e vaksinës në Shqipëri, që në fakt shumë vende të tjera ende nuk kanë nisur ta aplikojnë. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Meta: Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë dhe duhet ta kishte prej kohësh. Është e nevojshme sigurimi i vaksinës për atë pjesë të popullsisë, që e ka të domosdoshme. Nuk duhet të harrojmë situatën aktuale në spitalet tona, që vazhdon të jetë kritike dhe që detyron një kujdes më të madh ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët janë të prekur dhe po luftojnë me COVID-19.

Pyetje: Fakti që Shqipëria i siguron këto vaksina më herët se ç’ishte parashikuar, a është lajm i mirë? 

Meta: Është lajm i mirë çdo lajm, që i shërben përballimit të kësaj situate në të gjithë dimensionin e vet real. Çdo mbërritje e vaksinave është pozitive, por çdo fshehje e problematikës së gjerë përmes akteve të karakterit propagandistik, nuk i shërben qëllimit të përgjithshëm dhe në këtë drejtim, sigurisht që kemi pasur dhe kemi probleme tepër shqetësuese. Të mos harrojmë, që në spitalet tona mungojnë një pjesë e mirë e pajisjeve shpëtuese dhe raste të mesme apo të rënda trajtohen jashtë vendit. Të mos harrojmë, që jemi vendi me personelin mjekësor më të dëmtuar. Ndaj është shumë e rëndësishme që të gjitha hapat t’i shërbejnë një strategjie të qartë të përballimit sa më efektiv të COVID-19.

Pyetje: Zoti President, a duhej bërë më tepër transparencë për mbërritjen e vaksinës? Nuk është thënë vendi prej nga ka ardhur dhe mënyra. Madje vetë Kryeministri Rama në një emision televiziv, u shpreh se janë pjesë e një konfidencialiteti, por nuk duhet zbuluar shumë. Si e shpjegoni këtë?

Meta: Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës.

Pyetje: Por gjithsesi kjo e shton skepticizmin te populli për vaksinën, sepse ka jo pak skeptikë për vaksinën. Kjo situatë që është servirur nga ana e qeverisë, apo edhe nga vetë deklaratat e Kryeministrit, a e shton skepticizmin?

Meta: Është e rëndësishme të ketë siguri të plotë për vaksinën, për të gjithë elementët, që kanë të bëjnë me pasojat e mundshme mbi shëndetin e qytetarëve. Kjo është detyra e qeverisë dhe e autoriteteve përgjegjëse.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjigja e ambasadës franceze për akuzat e Ramës, reagon Basha: E turpshme si Tirja e qeverisë sulmon BE-në, nuk është faji i tyre që Shqipëria është vendi më i korruptuar…
‘Isha lypësi më shembullor’, Meta komenton deklaratën e Ramës dhe tregon nëse ka kërkuar të vaksinohet si ai »
Article Logic
Execution time: 0.013648986816406
array(1) { ["section"]=> string(128) "meta-shqiperia-ka-nevoje-per-nje-plan-te-qarte-vaksinimi-cdo-mberritje-e-tyre-eshte-pozitive-por-jo-kur-hyjne-kontrabande-235259" }