'Meta si kryetar opozite, Basha si President', Astrit Patozi: Hajde mos i beso ato thashethemet që Ilir Meta do bëhet kryeministër...

Publikuar tek: politike, më 17:15 20-09-2020 'Meta si kryetar opozite, Basha si President', Astrit Patozi: Hajde mos i beso ato thashethemet që Ilir Meta do bëhet kryeministër...

Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti Meta duket më i shqetësuar se Lulzim Basha për draftin e propozuar nga Damian Gjiknuri.

Sipas Patozit, presidenti Meta ka marrë rolin e liderit të opozitës dhe po kundërshton me çdo mënyrë propozimet e Partisë Socialiste, ndërsa kreu i PD, Basha duket më i relaksuar dhe po sillet si të sihte kryetar shteti.

"Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër, pas këtyre zgjedhjeve", shkruan ndër të tjera Patozi.

Postimi i plotë:

META SI KRYETAR OPOZITE, BASHA SI PRESIDENT

Ilir Meta duket shumë i shqetësuar me të drejtë nga drafti i Damian Gjiknurit për Kodin Zgjedhor, ndaj edhe po reagon përditë me ashpërsi. Megjithëse si President e ka mbyllur historinë e tij me zgjedhjet, kur ka dekretuar 25 prillin, të vetmin rol që i ka caktuar kushtetuta. Më tepër se kaq nuk mund të bëjë, të paktën zyrtarisht.

Çudia është se Lulzim Basha nuk po ndihet fare dhe kuptohet qartë që është i relaksuar. Ndërkohë që i takon të jetë pala më e interesuar dhe personi më i vëmendshmëm për rregullat e lojës së 25 prillit.

Këtë qetësi, thua ta ketë vetëm nga sondazhet që e nxjerrin fitues plebishitar, apo ka ndonjë arsye më shumë?

Sepse sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike.

Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër, pas këtyre zgjedhjeve, të cilat Edi Rama i pilotoi fillimisht në një media të Ylli Ndroqit dhe pastaj u bënë popullore.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012578964233398
array(1) { ["section"]=> string(132) "meta-si-kryetar-opozite-basha-si-president-astrit-patozi-hajde-mos-i-beso-ato-thashethemet-qe-ilir-meta-do-behet-kryeminister-221035" }