Meta si Rama për gratë në lidership: Ne burrat e kemi të vështirë t’i dëgjojmë sa duhet, edhe kanuni i mbronte

Publikuar tek: aktualitet, më 12:50 15-11-2019 Meta si Rama për gratë në lidership: Ne burrat e kemi të vështirë t’i dëgjojmë sa duhet, edhe kanuni i mbronte

Presidenti Ilir Meta në Forumin Rajonal për Barazinë Gjinore 2019 të organizuar nga Rrjeti i Grave "Barazi në vendimmarrje", mbështeti gratë që kanë aftësi në lidership.

Meta tha se gratë duhen respektuar, teksa përmend edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit. Sipas Metës, gratë nuk duhen keqpërdorur.

“Ne ende për shkak fatkeqësisht të politikës artificialisht mjaft konfliktuale, se është artificialisht kjo, e kemi të vështirë t’i dëgjojmë gratë sa duhen, që t’i respektojmë ato sa duhen dhe sidomos kur shohim që ato kanë aftësi në lidership t’i respektojmë vlerat e tyre. Përkundrazi rizgjohen ato instiktet e të kaluarës për t’i anatemuar ato sidomos që janë më të zonjat, më me personalitet, më të pakompromentueshme dhe të cilat i qëndrojnë presioneve. Dhe në këtë moment nuk është vetëm detyra e tyre që të tregojnë lidershipin dhe të cilat dhunohen padrejtësisht nga ato që e quajnë veten burra, se dhe në kanun ato kishin raport tjetër në raportin me gratë që i sulmojnë publikisht me qëllime intimidimi atëherë duhet të ngrihet qeveria civile. Keni dëgjuar herën e kaluar në Parlament "nuk vendosin gratë, pse shajnë gratë". Nuk shkon, kjo nuk është barazi gjinore. Kjo është secili ka gratë e veta për t’i keqpërdorur dhe në këtë drejtim unë do doja të përshëndesja të gjitha gratë e zonja të Shqipërisë se Shqipëria ka shumë gra të zonjat, mirëpo kur ju jeni vetëm kuptohet se dhe për ato nuk është e lehtë ta përballojnë angazhimin në çdo fushë”, shkruan

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023563861846924
array(1) { ["section"]=> string(115) "meta-si-rama-per-grate-ne-lidership-ne-burrat-e-kemi-te-veshtire-t-i-degjojme-sa-duhet-edhe-kanuni-i-mbronte-185985" }