Meta sportiv edhe në Varshavë, reagon sërish për 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Publikuar tek: aktualitet, më 10:14 02-09-2019 Meta sportiv edhe në Varshavë, reagon sërish për 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Ilir Meta është shfaqur sportiv edhe në Varshavë, ku ndodhet që prej ditës së djeshme me ftesën e Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, për të marrë pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Meta ka publikuar një foto, me anë të së cilës shpreh kënaqësinë e rikthimit pas 18 vitesh në Varshavë.

Presidenti thotë se 80 vite më parë Varshava u kthye në rrënoja totale, por përsëri nuk ndalet së zhvilluari.

“Kënaqësi të rikthehesha në Varshavë pas 18 vitesh. Ky qytet është dëshmia më e fortë e vitalitetit të një kombi të paepur për liri dhe dinjitet kombëtar.

80 vite më parë filloi një luftë barbare që e ktheu në rrënojë totale një nga qytetet më të bukura të kontinentit. Por përsëri Varshava është një kryeqytet impresionues që nuk ndalet së zhvilluari. Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera në të gjitha fushat dhe mirënjohje e veçantë për turistët polakë, të cilët vijnë duke u shtuar çdo vit në brigjet dhe malet tona”, shkruan Kreu i Shtetit në Facebook.

xdfghj.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077559947967529
array(1) { ["section"]=> string(104) "meta-sportiv-edhe-ne-varshave-reagon-serish-per-80-vjetorin-e-fillimit-te-luftes-se-dyte-boterore-177025" }