META sulmon OPOZITËN: Me listën e dëshirave të pafundme jashtë realitetit, ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione (NUK KURSEN AS AMBASADORËT)

Publikuar tek: politike, më 20:32 16-08-2019 META sulmon OPOZITËN: Me listën e dëshirave të pafundme jashtë realitetit, ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione (NUK KURSEN AS AMBASADORËT)

Presidenti Ilir Meta duke folur për krizën politike në vend, ka sulmuar opozitën duke thënë se me dëshirat e saj të pafundme dhe që shpesh janë jashtë realitetit ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione.

'I vetmi institucion që në Shqipëri ka punuar në mënyrë të qartë për zgjidhjen e krizës për fat të keq është vetëm institucioni i Presidentit të Republikës. Më vjen shumë keq, si për maxhorancën, e cila me kokëfortësinë dhe arrogancën e saj në vend të tregonte përgjegjësi ka bërë të kundërtën. Ashtu sikurse opozita, me listën e dëshirave të pafundme, që shpesh dalin jashtë realitetit, e ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione', u shpreh Meta.

Në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, Meta nuk ka kursyer as ambasadorët e akredituar në Tiranë, duke thënë se dhe ata janë sjellë në mënyrë të njanshme dhe helmuese.

'Por nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë negociatat me BE', tha Presidenti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10148906707764
array(1) { ["section"]=> string(153) "meta-sulmon-opoziten-me-listen-e-deshirave-te-pafundme-jashte-realitetit-ka-bere-te-pamundur-perfshirjen-ne-institucione-nuk-kursen-as-ambasadoret-175545" }