Meta takim me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën: Kosova, mundësi të jetë shembull i mirëqeverisjes në rajon

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 05-12-2019 Meta takim me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën: Kosova, mundësi të jetë shembull i mirëqeverisjes në rajon

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme liderët politikë të Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta shprehet se i ka falenderuar për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjithashtu, ai thekson se si fitues të zgjedhjeve parlamentare i ka uruar  suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse.

‘Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë’, shkruan Meta.

78487492_2655497167829873_6282430504184578048_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023169994354248
array(1) { ["section"]=> string(108) "meta-takim-me-albin-kurtin-dhe-isa-mustafen-kosova-mundesi-te-jete-shembull-i-mireqeverisjes-ne-rajon-188464" }