Meta takim me Bujar Spahiun: Të mbahen të rinjtë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit

Publikuar tek: politike, më 14:31 18-04-2019 Meta takim me Bujar Spahiun: Të mbahen të rinjtë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një takim me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiun, të cilin e ka përgëzuar për marrjen e këtij posti.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se KMSH dhe të gjitha bashkësitë fetare në vend, kanë një rol të jashtëzakonshëm për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit.

“Një bashkëbisedim i ngrohtë me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu. E përgëzova për zgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme dhe i shpreha vlerësimin tim për rolin e shquar të KMSH, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.
KMSH, ashtu edhe të gjitha bashkësitë fetare në vend, kanë një rol të jashtëzakonshëm për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje e jetë njërëzish.
Të intensifikohen përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre sa më pare”, shkruan presidenti.

57384303_2224304307615830_8290271352208752640_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015201091766357
array(1) { ["section"]=> string(92) "meta-takim-me-bujar-spahiun-te-mbahen-te-rinjte-larg-veseve-droges-dhe-kriminalitetit-160927" }