Meta takim me diplomatin austriak: Vlerësoj mbështetjen e Vjenës në proceset integruese të Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 20-09-2019 Meta takim me diplomatin austriak: Vlerësoj mbështetjen e Vjenës në proceset integruese të Shqipërisë Presidenti Meta dhe i ngarkuari me Punë i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me të ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Meta deklaroi se e ka siguruar z. Steiner për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve.

Ndër të tjera Meta bëri me dije se e ka vlerësuar shtetin austriak për kontributin e çmuar të dhënë në financimin e shkollave profesionale në Shqipëri.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të prisja sot të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner. E sigurova për një bashkëpunim të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet historike miqësore me Austrinë.

Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona.

Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.

Inkurajova për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria, ku shkëlqen shkolla e mesme profesionale 'Peter Mahringer' në Shkodër.

austeiaku.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14833211898804
array(1) { ["section"]=> string(107) "meta-takim-me-diplomatin-austriak-vleresoj-mbeshtetjen-e-vjenes-ne-proceset-integruese-te-shqiperise-179187" }