Meta takim me klubin 'Bashkësia Dibrane': Kanë zënë vend të merituar në panteonin e ndritur

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 20-01-2019 Meta takim me klubin 'Bashkësia Dibrane': Kanë zënë vend të merituar në panteonin e ndritur

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë me përfaqësues të klubit patriotik “Bashkësia Dibrane”, një nga shoqatat më të vjetra atdhetare e kulturore në vend.

Në këtë takim morën pjesë kompozitori i mirënjohur dhe “Nderi i Kombit”, Agim Krajka, Mjeshtri i Madh, Bujar Kapexhiu si dhe intelektualët Tim Xhilaga, Tofik Jegen, znj.Manjola Perja, Saimir Shatku dhe Faruk Kaba.

'Me një krenari të ligjshme, Dibra dhe dibranët, kanë zënë një vend të merituar në panteonin e ndritur të vlerave tona kombëtare për gjithçka i kanë dhënë Shqipërisë dhe çështjes shqiptare. Për më shumë se një shekull, kontribut të çmuar në mbrojtje të atdheut, forcimit të identitetit kombëtar, promovimit të traditave, vlerave njerëzore, historike e etnofolklorike të kësaj treve ka dhënë edhe klubi patriotik “Bashkësia Dibrane”. Kënaqësi e veçantë të takoja një përfaqësi të nderuar të kësaj shoqate, që më dorëzuan një kopje të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë të ruajtur nga arkiva familjare e Faik Shatkut, ish-ministër i Arsimit në vitet ‘30", shprehet Meta.  

50122829_2095837077129221_1709324656558735360_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm në Pukë, bashkia thirrje qytetarëve: Mos hipni mbi akullin e liqenit
Me EMRA dhe FOTO, Policia e Shtetit publikon listën me 22 më të kërkuarit e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.012741804122925
array(1) { ["section"]=> string(95) "meta-takim-me-klubin-bashkesia-dibrane-kane-zene-vend-te-merituar-ne-panteonin-e-ndritur-149535" }