Presidenti Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero Milanesi.
Gjatë këtij takimi presidenti dhe ministri italian kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se Italia është mbështetëse e madhe e perspektivës europiane të Shqipërisë.
'Pata sot një bashkëbisedim miqësor me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z.Enzo Moavero Milanesi, mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.
Italia, mbështetëse e madhe e perspektivës europiane të Shqipërisë.
Të angazhuar për të adresuar së bashku sfidat në dy anët e Adriatikut dhe në kuadër të Trojkës së OSBE 2018-2020', shkruan Meta.