Meta takim me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Palët të ulen në dialog, presim me padurim çeljen e negociatave

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 19-09-2019 Meta takim me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Palët të ulen në dialog, presim me padurim çeljen e negociatave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba, i cili po viziton Shqipërinë me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Meta dhe Ambasadori Chorba biseduan për marrëdhëniet midis vendeve tona dhe nevojën që SHBA-të të vazhdojnë të jenë të fokusuara në rajon, në një kohë që Shqipëria konsolidon shtetin ligjor dhe rendin kushtetues.

Meta shpjegoi situatën aktuale politike në Shqipëri, si dhe nevojën e palëve për t’u rikthyer në dialogun politik për të zgjidhur krizën e paprecedentë që ka pllakosur vendin, organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse të lira dhe të ndershme, ndërsa vendi ynë po pret me padurim çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ambasadori Chorba e falënderoi Presidentin për pritjen si edhe për mbështetjen që po jep për misionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në rajon vitin e ardhshëm.

2-5-1024x682.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02321982383728
array(1) { ["section"]=> string(133) "meta-takim-me-presidentin-e-keshillit-te-ambasadoreve-amerikane-palet-te-ulen-ne-dialog-presim-me-padurim-celjen-e-negociatave-179032" }