Meta takohet për herë të parë me Donald Lu si president

Publikuar tek: politike, më 17:37 27-07-2017 Meta takohet për herë të parë me Donald Lu si president

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në presidencë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu.

Ky takim mes Metës dhe Lu vjen 3 ditë pas marrjes së postit të presidentit nga Ilir Meta. Burime për newsbomb.al, thonë se Lu është prej disa minutash në takim me presidentin në zyrën e këtij të fundit.

Tema kryesore e këtij takimi mes tyre, besohet se është reforma në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja në këtë sektor. Por jashtë diskutimeve të tyre nuk kanë ngelur as zhillimet e tjera në vend.

Mësohet se Lu në këtë takim është i shoqëruar nga zyrtarë të administratës së ambasadës, që janë të specializuar në sektorin e drejtësisë. 

20472387_10156327586058765_283624439_o_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kryeministri turist, tollumbacja e bumit turistik shpërtheu në kulmin e sezonit”
Dorëhiqet nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Brunilda Paskali »
Article Logic
Execution time: 0.0087809562683105
array(1) { ["section"]=> string(61) "meta-takohet-per-here-te-pare-me-donald-lu-si-president-87543" }