Meta takon gazetarin që u kërcënua me jetë në krye të detyrës: Dënoj ashpër rastet tronditëse

Publikuar tek: barometri, më 08:15 11-09-2018 Meta takon gazetarin që u kërcënua me jetë në krye të detyrës: Dënoj ashpër rastet tronditëse

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pret në një takim gazetarin, Julian Shota të kërcënuar me jetë në krye të detyrës.

 

Ky i fundit e informoi Presidentin Meta për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Presidenti dënoi me ashpërsi këto raste, përfshirë atë të Klodiana Lalës e Elvi Fundos.

“Kërcënimi me jetë i gazetarit, Julian Shota, sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala dhe moszbulimi i autorëve të rrahjes barbare së gazetarit, Elvi Fundo, janë ngjarje tepër të rënda “, tha Meta.

MË SHUMË NGA FJALA E METËS:

Dënoj me ashpërsi rastet tronditëse të ndodhura së fundmi, të kërcënimeve dhe agresioneve ndaj gazetarëve

Inkurajoj gazetarin Shota dhe të gjithë gazetarët të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.

Shpreh solidarizimin tim të plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve.

Apel institucioneve ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi për hetimin e zbardhjen e autorësisë dhe motiveve të këtyre sulmeve ndaj gazetarëve .

Fatkeqësisht sulmet dhe agresionet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar.

Çdo vonesë në zbardhjen e sulmeve ndaj tyre do të ndikojë negativisht në klimën e lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Kërcënimi me jetë i gazetarit, Julian Shota, sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala dhe moszbulimi i autorëve të rrahjes barbare së gazetarit, Elvi Fundo, janë ngjarje tepër të rënda.

Apel organeve të sundimit të ligjit, të hetojnë me shpejtësi, transparencë, në mënyrë të plotë e shteruese, të venë para ligjit këdo që qëndron pas tyre.

Apel institucioneve ligjzbatuese të punojnë maksimalisht për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Mosndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Raportimet se të paktën 12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera, janë tronditëse.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021253108978271
array(1) { ["section"]=> string(99) "meta-takon-gazetarin-qe-u-kercenua-me-jete-ne-krye-te-detyres-denoj-ashper-rastet-tronditese-133898" }