Meta takon kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, flet për hapjen e negociatave: Do punoj pa u lodhur

Publikuar tek: politike, më 12:19 23-07-2019 Meta takon kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, flet për hapjen e negociatave: Do punoj pa u lodhur

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrë kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marshall Sir Stuart Peach.

Meta thekson se do punopë pa u lodhur për një Shqipëri të qëndrueshme, demokratike dhe anëtare të denjë të NATO-s.

“Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndryshojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Do punoj pa u lodhur për një Shqipëri të qëndrueshme, demokratike dhe anëtare të denjë të NATO-s, që siç tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg gjatë vizitës së Tij në Tiranë, ka në zemër demokracinë”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021749019622803
array(1) { ["section"]=> string(109) "meta-takon-kryetarin-e-komitetit-ushtarak-te-nato-s-flet-per-hapjen-e-negociatave-do-punoj-pa-u-lodhur-173068" }