Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger: Çelja e negociatave, përparësi absolute

Publikuar tek: politike, më 19:12 29-05-2018 Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger: Çelja e negociatave, përparësi absolute

Presidenti Ilir Meta priti në takim ditën e sotme Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Meta vlerësoi punën dhe angazhimin e OSBE për përparimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri.

Duke theksuar se i është dhënë përparësi absolute çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Presidenti mirëpriti faktin që edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka orientuar mbështetjen e saj në 5 fushat prioritare të zbatimit të reformave.

Kreu i Shtetit pohoi gjithashtu se Shqipëria, mbetet e angazhuar në promovimin e vlerave dhe parimeve të organizatës, dhe në këtë kontekst veçoi moton e kryesisë italiane “dialog, pronësi dhe përgjegjësi” si qasja e duhur ndaj sfidave të rëndësishme që kemi përpara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026100873947144
array(1) { ["section"]=> string(110) "meta-takon-sekretarin-e-pergjithshem-te-osbe-se-thomas-greminger-celja-e-negociatave-perparesi-absolute-122550" }