Meta takon Zaev: Marrëdhëniet e mira ndër-etnike, të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë

Publikuar tek: politike, më 19:38 20-11-2017 Meta takon Zaev: Marrëdhëniet e mira ndër-etnike, të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë

Gjatë vizitës në Maqedoni presidenti Ilir Meta është takuar me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Presidenti Meta e uroi Kryeministrin Zaev për rezultatet pozitive të dy proceseve zgjedhore në Maqedoni, si dhe përshëndeti angazhimet konkrete të Qeverisë së re për përmirësimin e klimës dhe marrëdhënieve ndër-etnike, por edhe të krijimit të një marrëdhënieje sa më pozitive me vendet fqinje.

“Marrëdhëniet e mira ndër-etnike në Maqedoni janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin e Maqedonisë, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit.” – u shpreh Presidenti Meta.

Edhe në takimin me Kryeministrin Zaev, Presidenti Meta theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë ekzistenciale dhe vendimtare për të ardhmen euroatlantike të të dy vendeve.

“Së bashku mund t’i rezistojmë e të përballojmë me sukses të gjitha sfidat e globalizmit me të cilat përballet rajoni ynë.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti Meta shprehu besimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE gjatë vitit 2018, si dhe e siguroi Kryeministrin Zaev mbi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Zaev ndanë të njëjtin mendim lidhur me domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe përmirësimin e lidhjeve energjetike dhe infrastrukturore, ku padyshim zbatimi i projekteve të përbashkëta në kuadrin e Korridorit 8 është shumë i rëndësishëm.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta theksoi se me investime jo të jashtëzakonshme mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme.

Ata shprehën besimin se në takimin e ardhshëm mes dy Qeverive, në Pogradec, do adresohen të gjitha këto çështje që lidhen me nxitjen dhe zhvillimin e gjithanshëm mes dy vendeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili: Europa të jetë e prerë për problemet e Shqipërisë, ndryshe do mbetemi te dera
Deputetët shqiptarë kapërcejnë ndasitë e kufijve dhe të politikës në Bruksel (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01073694229126
array(1) { ["section"]=> string(93) "meta-takon-zaev-marredheniet-e-mira-nder-etnike-te-rendesishme-jo-vetem-per-maqedonine-100272" }