Meta takon zyrtarin e lartë britanik: Vendi të kthehet urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor

Publikuar tek: politike, më 15:24 18-07-2019 Meta takon zyrtarin e lartë britanik: Vendi të kthehet urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në zyrë drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Britaninë e Madhe, Andrew Page.

Mësohet se gajtë takimit, Meta dhe Page kanë diskutuar për situatën e tensionuar politike, ndërkohë që ka theksuar se vendi duhet të kthehet urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor.

'Kënaqësi të takoja sot Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page.
Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen.
Theksova gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit.
Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe mirënjohje për përkushtimin e saj për stabilitet e siguri në rajonin tonë', shkruan presidenti në një postim në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029871940612793
array(1) { ["section"]=> string(111) "meta-takon-zyrtarin-e-larte-britanik-vendi-te-kthehet-urgjent-ne-shinat-e-demokracise-dhe-shtetit-ligjor-172606" }