Meta thërret Bashën në Presidencë: E njoha me SKANDALET e fundit

Publikuar tek: politike, më 12:49 18-02-2020 Meta thërret Bashën në Presidencë: E njoha me SKANDALET e fundit Meta-Basha arkiv

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim kreun e PD Lulzim Basha.

Është vetë Presidenca që bën me dije lajmin dhe zbardh arsyen e takimit. Sipas zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, Meta e ka njohur Bashën me skandalet e fundit antikushtetueshe dhe përpjekjet e qeverisë për grusht shteti, sipas tij.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, njofton Presidenca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013591051101685
array(1) { ["section"]=> string(70) "meta-therret-bashen-ne-presidence-e-njoha-me-skandalet-e-fundit-195612" }