Meta thërret me ‘urgjencë’ Lulzim Bashën në Presidencë

Publikuar tek: politike, më 08:33 15-07-2020 Meta thërret me ‘urgjencë’ Lulzim Bashën në Presidencë FotoArkive: Basha ne Presidence

Presidenti Ilir Meta thërret në takim në kreun e PD Lulzim Basha. Mësohet se Meta i ka kërkuar kreut të opozitës së bashkuar që të shkojë sot në orën 11.00 në Presidencë për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ky takim i papritur në selinë e kreut të Shtetit vjen një ditë pas ndryshimeve kushtetuese që u miratuan nga Komisioni i Ligjeve, sipas të cilave në zgjedhjet e ardhshme ndalohen koalicionet dhe hapen pjesërisht listat e kandidatëve për deputetë.

Këto ndryshime shkaktuan reagimin e aktorëve politikë vendas por dhe ndërkombëtarëve. Tashmë pritet se çfarë vendimi do të marrë kreu i demokratëve Lulzim Basha, pasi dhe aleatët i kanë kërkuar që të reagojë sa nuk është vonë për ndryshimet në Kushtetutë.

Zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann Wadephul, tha se prishja e marrëveshjes së 5 qershorit do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një reforme të mirë zgjedhore.

Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje”, shkruante ndër të tjera Wadephul.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0729820728302
array(1) { ["section"]=> string(59) "meta-therret-me-urgjence-lulzim-bashen-ne-presidence-213872" }