Meta thirrje për numrin e testimeve: Është shqetësuese se jemi të fundit në Europë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 25-10-2020 Meta thirrje për numrin e testimeve: Është shqetësuese se jemi të fundit në Europë

Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij ditën e sotme në lidhje me numrin e testimve për Covid-19.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit shkruan se testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë, teksa thekson se edhe OBSH që në fillim të pandemisë ka kërkuar testim në masë.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë,” shkruan Meta në postimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U kap me 48 kile kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Himarë
Gjuzi takon naftëtarët dhe u jep dorën një nga një: Do takoj kreu tuaj, le të ma ngjis Covidin, është një rrenë ndërkombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.01105809211731
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-thirrje-per-numrin-e-testimeve-eshte-shqetesuese-se-jemi-te-fundit-ne-europe-225068" }