Meta thirrje për reflektim dhe bashkëpunim nga Kosova: Të kthejmë shpresën për të gjithë shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 16:17 18-01-2020 Meta thirrje për reflektim dhe bashkëpunim nga Kosova: Të kthejmë shpresën për të gjithë shqiptarët Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në disa aktivitete të mbajtura në Kosovës, ku dhe ka bërë thirrje për reflektim dhe bashkëpunim për t’ju kthyer shpresën shqiptarëve.

Meta shkruan se Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë dhe sidomos pa të rinjtë dhe të rejat, ndaj thekson se është koha për reflektim.

“Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë, dhe sidomos pa të rinjtë dhe pa të rejat tona!

Kjo është sfida më madhore kombëtare që kërkon urgjent bashkëpunim, zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! Jemi në kohën e duhur për të pasur një reflektim më të plotë, më të thellë e të përbashkët në këtë drejtim.

T’u krijojmë mundësitë dhe shanset të rinjve në Shqipëri, në Kosovë e kudo në rajon, ta shohin dhe ta ndërtojnë të ardhmen në trojet e tyre.

Ky duhet të jetë objektivi ynë strategjik!”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072588920593262
array(1) { ["section"]=> string(105) "meta-thirrje-per-reflektim-dhe-bashkepunim-nga-kosova-te-kthejme-shpresen-per-te-gjithe-shqiptaret-192459" }