Meta tregon ku ishte natën e 26 nëntorit kur ra tërmeti: Fillimisht mendova se nuk ishte i këtyre pasojave...

Publikuar tek: politike, më 20:29 10-12-2019 Meta tregon ku ishte natën e 26 nëntorit kur ra tërmeti: Fillimisht mendova se nuk ishte i këtyre pasojave... Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme se natën e 26 nëntorit kur vendi u godit nga një tërmet i rëndë prej 6.4 ballësh i shkallës Richter dhe që la pas 51 viktima e rreth një mijë të plagosur, ndodhej në shtëpinë e tij.

Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, Presidenti ka thënë se nuk ka pasur asnjë inofrmacion zyrtar dhe shtetëror për dëmet e tërmetit, por e ka marrë informacionin nga burime të tjera që nuk preferoi t’i zbulonte.

“Kam qenë në shtëpi kur ka ndodhur tërmeti. Fillimisht mendova që nuk ishte tërmeti i këtyre pasojave që rezultoi më pas. Për fat të keq nuk kam pasur informacion për dëmte e kësaj fatkeqësie. Nuk do ishte serioze nëse do të tregoja nga i kam marr informacionet për dëmet e tërmetit”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

“Kam qenë në shtëpi kur ka ndodhur tërmeti. Fillimisht mendova që nuk ishte tërmeti i këtyre pasojave që rezultoi më pas. Për fat të keq nuk kam pasur informacion për dëmte e kësaj fatkeqësie. Nuk do ishte serioze nëse do të tregoja nga i kam marr informacionet për dëmet e tërmetit.

Unë nuk kam pasur asnjë informacion zyrtar, por sapo më kanë thënë që në Durrës ka disa persona nën rrënojat e disa godinave… Kam njoftuar përmes punonjësve të Gardës që punojnë për mua Policinë e Durrësit që të ndihmonin të plagosurit. Më pas kam mësuar se në Kurbin ishte një viktimë, kam shkuar dhe në spitalin e Traumës dhe më pas jam nisur për në Thumanë ku kam kuptuar që mund të kishte më shumë viktima.

Më pas kam shkuar dhe në Durrës, ku kam parë që situata ishte akoma më e rëndë, një situatë lufte”, ka përfunduar Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075881481170654
array(1) { ["section"]=> string(112) "meta-tregon-ku-ishte-naten-e-26-nentorit-kur-ra-termeti-fillimisht-mendova-se-nuk-ishte-i-ketyre-pasojave-189016" }