Meta tregon takimin me Wadephul: Ka bërë çdo gjë që Shqipëria të mos...

Publikuar tek: politike, më 13:58 16-07-2020 Meta tregon takimin me Wadephul: Ka bërë çdo gjë që Shqipëria të mos...

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën që bëri Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag, Johann David wadephul.

Meta ka treguar se Wadephul është një jurist shumë i mirë që i di të gjitha ligjat. Sakaq, Kreu i Shtetit ka treguar se ka pasur edhe një takim me Wadephul, ndërsa ka thënë se është nga ata politikanë që ka bërë çdo gjë që Shqipëria mos të përballejm me 15 pikat dhe që të mos ngahet nga Maqedonia e Veriut.

“Besoj se parlamenti europian ka folur qartë me 500 e ca votat se cfare duhet të bëjë Shqipëria, ktu kemi të bëjm me institucione të rëndëishme të gjithë kanë folur qartë. Merrin dhe shikojeni deklaratat e Ëadephul në katër vite ka qenë dhe mbetet avokati me i mirë dhe i përgjegjshëm më i sinqertë i shqipërisë ka bërë cdo gjë, që shqipëria mos ishte tek 15 kushtet dhe na e ka thënë më parë se cfarë duhet të bëjnë, dhe ne tu marrim eurot dhe tu fusim belanën dhe sherret nuk duhet të bëhen ata pjesë e Shqipërisë por duam ne të bëhemi pjesë  e tyre. Unë një herë e kam takuar por nuk kam parë që një polikan të ketë aq shumë dokumenta dhe materiale për Shqipërinë dhe të studjuera dhe të detajuara është jurist me profesion dhe ka disa kushtetuta në të gjitha gjuhët. Ata kanë bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos të shkëpytet nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria ka vetën një të ardhme kjo është vetëm në BE,” tha Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01007604598999
array(1) { ["section"]=> string(74) "meta-tregon-takimin-me-wadephul-ka-bere-cdo-gje-qe-shqiperia-te-mos-214007" }