Meta: Unë jam politikan e nuk përdor doping, Rama bën deklarata nën efekte... Gazetarja: Çfarë efektesh?

Publikuar tek: politike, më 22:02 23-07-2019 Meta: Unë jam politikan e nuk përdor doping, Rama bën deklarata nën efekte... Gazetarja: Çfarë efektesh? Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ironizon deklaratat e Ramës për të, duke thënë se ato janë deklarata nën efekte të caktuara.

Menjëherë ndërhyri gazetarja Sonila Meço, e cila e pyeti Metën se për çfarë efektesh bëhej fjalë, ndërsa jodrejtpërdrejt tha se ai ishte politikan që nuk përdorte doping.

Pjesë nga intervista në emisionin Tempora:

Sonila Meço: Ishte kjo deklarata e Ramës. E para ju jeni një tespije në duart e Sali Berishës dhe e dyta në rast se do rezultoni një kokërr me gunga do shkoni para drejtësisë.

Ilir Meta: Mua më vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla, natyrisht që janë në efekte të caktuara.

Sonila Meço: Të? Në efekte të caktuara të?

Ilir Meta: Unë jam një politikan që nuk përdor doping. Edhe sportin e lash shpejt se të bëhesha kampion do më duhej të përdorja pak doping.

Sonila Meço: Është në efekt dopingu Rama kur bën këtë deklaratë?

Ilir Meta: Më fal tani, pse më bën kaq shumë presion. Mua më vjen keq që ai nuk u ngrit në nivelin e Ramiz Alisë, që duhet të ishte ngritur për t'i krijuar mundësi opozitës për zgjedhjet lokale, por kurrsesi as në nivelin e doktorit. Ky në vitin 2006- 2007 u tregua fleksibël. Ai tha nëse ky kërkon vërtetë një certifikatë hajde, por ky nuk do të hyjë në zgjedhje. Pastaj sa i takon drejtësisë nëse ka një njeri që dueht të jetë i shqetësuar është mendoj kryeministri aktual. Të jeni i sigurt që dëmi publik që i ka bërë kjo qeveri me një koncesion nuk ja ka bërë gjithë qeveritë për gati 25 vjet. Mos të llogarisim qindra koncesione të pakontrolluara është një faturë dhe pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë për vitet që vijnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02410888671875
array(1) { ["section"]=> string(104) "meta-une-jam-politikan-e-nuk-perdor-doping-rama-ben-deklarata-nen-efekte-gazetarja-cfare-efektesh-173139" }