Meta uron festën e Pashkëve: Na jep forcë dhe kurajo për një të nesërme më të mirë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:58 20-04-2019 Meta uron festën e Pashkëve: Na jep forcë dhe kurajo për një të nesërme më të mirë Presidenti i Republikes, Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Me anë të një urimi në rrjetin social Facebook, presidenti Meta u shpreh se festa e Pashkëve është një festë që i jep të gjithëve forcë e kurajo për një të nesërme më të mirë.

Ndër të tjera Meta tha se festa e Pashkëve duhet të shërbejë si reflektim për të rigjetur brenda vetes forcën dhe kurajon për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë.

Postimi i plotë:

Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!

U uroj nga zemra ju dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës!

Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur të vendit e popullit tonë.

Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t'i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar.

Sot gjithashtu kemi nevojë të reflektojmë për më shumë vëmendje edhe ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh.

Në vigjilje të kësaj dite të shenjtë, uroj që mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia të mbizotërojë tek familjet tona!

GËZUAR PASHKËT

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022264003753662
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-uron-festen-e-pashkeve-na-jep-force-dhe-kurajo-per-nje-te-neserme-me-te-mire-161224" }