Meta uron pashkët: Gëzuar! Vëmendja jonë duhet të shkojë te njerëzit në nevojë

Publikuar tek: barometri, më 07:00 08-04-2018 Meta uron pashkët: Gëzuar! Vëmendja jonë duhet të shkojë te njerëzit në nevojë

Presidenti Ilir Meta uron gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta uron mbarësi dhe shëndet në familjet e shqiptarëve, dhe thekson se vënmendja duhet të shkojë te njerëzit në nevojë dhe te forcimi i vlerave të familje.

Urimi i plotë:

Ju uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: ‘Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’! Mbarësi e shëndet në familjet tuaja!

Dita e Ringjalljes së Krishtit na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.

Në këtë Ditë të Shenjtë vëmendja jonë duhet të shkojë te njerëzit në nevojë, për më shumë kujdes e përkrahje, por edhe te forcimi i familjes dhe vlerave të saj.

Kjo Ditë e Shenjtë na kujton nevojën për më shumë mirëkuptim, dialog, respektim të vlerave morale e forcim të bashkëjetesës së mrekullueshme fetare, të cilat na ndihmojnë të përballemi me çdo sakrificë për të ecur të sigurtë drejt së ardhmes.

Gëzuar Festën e Pashkëve! Zoti ju bekoftë Ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022604942321777
array(1) { ["section"]=> string(83) "meta-uron-pashket-gezuar-vemendja-jone-duhet-te-shkoje-te-njerezit-ne-nevoje-116100" }