Meta uron Pashkët ortodokse: Besimi te sakrifica, rruga që na çon drejt faljes

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 12-04-2015 Meta uron Pashkët ortodokse: Besimi te sakrifica, rruga që na çon drejt faljes Kreu i Kuvendit Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi

Kreu i Kuvendit Meta ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodoksë që sot kremtojnë Pashkët. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi, Meta zhvilloi një vizitë në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Në një prononcim për median pas vizitës, Kryetari i Kuvendit u shpreh se në këtë ditë të Pashkëve ai u uron të gjithë besimtarëve ortodoks dhe qytetarëve shqiptarë më shumë dashuri dhe mirësi për të ardhmen.

“Është kënaqësi e veçantë për të gjithë besimtarët ortodoks dhe të gjithë shqiptarët në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, në këtë ditë e cila na sjell në mendje vlerat e besimit dhe të sakrificës dhe në veçanti të besimit tek sakrifica si rruga që na çon drejt dashurisë, faljes, mirësisë dhe të ardhmes. Në vijim të urimit të tij, Meta theksoi se kjo është një festë për të gjithë qytetarët shqiptarë falë harmonisë fetare që ka Shqipëria. “Gëzuar edhe një herë këtë festë e cila është e gjithë qytetarëve tanë falë kësaj harmonie të mrekullueshme fetare që kemi”, tha kreu i Kuvendit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen dy skafistë nga Vlora, transportonin 37 klandestinë
Operacioni “Shpërndarësi i Bllokut”, në pranga tregëtuesi i kokainës »
Article Logic
Execution time: 0.014831066131592
array(1) { ["section"]=> string(81) "meta-uron-pashket-ortodokse-besimi-te-sakrifica-rruga-qe-na-con-drejt-faljes-8500" }