Meta uron Ursula von der Leyen: Rast fatlum që KE për të parën herë do të drejtohet nga një grua

Publikuar tek: politike, më 09:20 17-07-2019 Meta uron Ursula von der Leyen: Rast fatlum që KE për të parën herë do të drejtohet nga një grua

Presidenti Meta uron Presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Meta mes të tjerash vlerëson faktin që KE për herë të parë do të drejtohet nga një grua.  

"Si President i një vendi që synon çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, përfitoj nga rasti t’ju shpreh mirënjohjen për qëndrimin tuaj në mbështetje të këtij procesi, si dhe për vijimin e politikës së zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor", shprehet Meta.

Mesazhi i plotë:

Zgjedhja Juaj në postin e Presidentes së Komisionit Evropian, më jep kënaqësinë e veçantë t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të lartë.

Është rast fatlum që Komisioni Evropian, për të parën herë, do të drejtohet në pesë vitet e ardhshme nga një grua që mishëron përvojën e drejtimit të suksesshëm dhe vlerat më përfaqësuese të Bashkimit Evropian, në një kohë sfidash të shumta e të shumëllojshme për kontinentin dhe mbarë botën.

Si President i një vendi që synon çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, përfitoj nga rasti t’ju shpreh mirënjohjen për qëndrimin tuaj në mbështetje të këtij procesi, si dhe për vijimin e politikës së zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.

Njëkohësisht Ju siguroj për vijimësinë e angazhimit tim për nxitjen dhe mbështetjen e plotë të reformave që afrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët me Bashkimin Evropian, nën modelin e standardeve të pakompromentueshme evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Duke shprehur gjithashtu kënaqësinë e veçantë që Komisioni Evropian do të drejtohet nga përfaqësuesja e një vendi mik dhe partner strategjik, Gjermania, Ju lutem e nderuar zonja Presidente, pranoni, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020339012145996
array(1) { ["section"]=> string(102) "meta-uron-ursula-von-der-leyen-rast-fatlum-qe-ke-per-te-paren-here-do-te-drejtohet-nga-nje-grua-172460" }