Meta viziton vendlindjen e Dritëroit: Sa herë vij në Devoll e kam të pamundur të...

Publikuar tek: kulture-art, më 17:10 24-10-2020 Meta viziton vendlindjen e Dritëroit: Sa herë vij në Devoll e kam të pamundur të... Meta në Menkulas

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme Devollin, teksa me anë të një shënimi në facebook thotë se e ka të pamundur që të mos ndalojë në fshatin Menkulas, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Kreu i Shtetit ishte në godinën e caktuar për t'u kthyer në shtëpi-muze dhe ka inkurajuar Kryetarin e Bashkisë, Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të saj.

Shënimi i plotë i Metës

Sa herë e vizitoj Devollin, e kam të pamundur të mos ndalem në Menkulas, vendlindjen e Dritëroit tonë të dashur e të paharruar, për t'u përshëndetur me banorët dhe për të ndarë me ta kujtimet tona të shtrenjta për patriarkun e letrave shqipe.

Vizitova godinën e caktuar për t'u kthyer në shtëpi-muze dhe e inkurajova Kryetarin e Bashkisë, Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të saj me qëllim që vitin e ardhshëm, 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit tonë të madh, ta gjejë plotësisht funksionale për të mirëpritur vizitorët e shumtë.

Devolli i dha Shqipërisë Dritëroin, por edhe shumë Dëshmorë, personalitete dhe arsimtarë si mësuesja Luiza Dule, shembuj të përhershëm frymëzimi dhe krenarie për devollinjtë e të gjithë kombin tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon restaurimi, Rama viziton shtëpinë e At Gjergj Fishtës: U falemi Orëve të Shqipërisë që na falën një kolos të tillë
»
Article Logic
Execution time: 0.010890960693359
array(1) { ["section"]=> string(85) "meta-viziton-vendlindjen-e-driteroit-sa-here-vi-ne-devoll-e-kam-te-pamundur-te-225016" }