Presidenca zbulon se kryetarja e Dhomës së Noterëve Miranda Xhemalçe nuk ka pranuar betimin e Arta Vorpsit si anëtare e pestë e Gjykatës Kushtetuese.
Pas njoftimi se do të publikohet një video me të gjitha shkeljet e kreut të KED-së Ardian Dvorani për ndërhyrjet në emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, presidenca, nëpërmjet Këshilltarit për Mediat Tedi Blushi vlerëson vendimin e Xhemalçes, pasi kuptoi se betimi duhet ë bëhet vetëm në institucionin e Presidentit të Republikës.
'' Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër'', thuhet në njoftimin për mediat të Tedi Blushit.
Kujtojmë që Arta Vorpsi u betua te zyra noteriale e Miranda Xhemalçes, por presidenti Meta dhe Gjykata Kushtetuese i japin të drejtë Marsida Xhaferllarit të ushtrojë detyrën si anëtare e GJK-së.