Meta ‘zbut’ gjakrat, Basha dhe Lu bisedë kokë më kokë

Publikuar tek: barometri, më 08:08 27-05-2018 Meta ‘zbut’ gjakrat, Basha dhe Lu bisedë kokë më kokë

Mbrëmjen e sotme Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka organizuar një darkë në ambientet e hotel Plazza në Tiranë me pjesëmarrësit në veprimtarinë “Mëngjesi i Lutjeve”, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë sytë e të gjithëve ishte biseda kokë më kokë e Bashës dhe Lu-së.

Kryetari i opozitës mësohet se ka mbajtur një fjalim përpara të gjithë të pranishmëve, teksa është shfaqur mjaft i lodhur nga aktivitetet e ngjeshura të ditës, siç ishte edhe protesta.

Gjithashtu Presidenti Meta ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetin e zhvilluar tashmë prej dy ditësh, të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik.

“Po Tirana është vërtet edhe e bukur dhe është zhvilluar këto vite, por ju siguroj që është pjesa më e mërzitshme në krahasim me çfarë Shqiperia ofron në male, fusha e dete”, ka thënë Meta.

Menuja e darkës mësohet se ka qenë shumë ndërkombëtare, e me ushqime të bollshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21650910377502
array(1) { ["section"]=> string(57) "meta-zbut-gjakrat-basha-dhe-lu-bisede-koke-me-koke-122247" }