Ilir Meta në një deklaratë për shtyp u shpreh besimplotë se zgjedhjet me opozitën dhe zhbllokimi i Reformës në Drejtësi është mundësi për çeljen e negociatave.
“Zgjedhjet me opozitën dhe zhbllokimi i Reformës në Drejtësi do i shërbejnë së tepërmi një atmosfere më shpresëplotë dhe për çeljen e negociatave. Kështuqë duhet të vlerësohet për të kontibuar për këtë moment pozitiv në të cilin ndodhemi dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë konstruktive për zgjedhje transparente dhe për t’i dhënë mundësinë shqiptarëve për të zgjedhur”, u shpreh Meta.