"Metamorfoza" e tenorit të famshëm shqiptar, në 2013 mbështeste Ramën, sot krahë Bashës në protestë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:02 25-02-2017

Tenori me famë botërore, Agim Hushi është bërë pjesë e protestës së Partisë Demokratike në ‘Çadrën e Lirisë’ një natë më parë.

Gjatë fjalës së tij tenori tha se nuk i jep vetes ngjyrim partiak, por kombëtar. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve teksa tha se ‘Çadra e Lirisë’ është vendi për t’u dhënë zgjidhje të metave me të cilat ndeshen çdo ditë shqiptarët.

“Unë sot nuk përfaqësoj ato qindra mijëra që mbushën sheshin në 18 shkurt. Unë sot përfaqësoj atë pjesë të njerëzve që mendojnë se 18 shkurti vazhdon dhe do të vazhdojë me misionin e asaj që zoti Basha dhe partia e tij i ka vënë si synim qytetarisë shqiptare.

Ftoj të gjithë ata që politikisht mendojnë ndryshe që të kuptojnë se sado të mëdha të jenë arritjet që demonstrohen nga pushteti i sotëm, ato të meta me të cilët shqiptarët ndeshen çdo ditë, është pikërisht ktu vendi për t’u dhënë zgjidhje. Kultura ka rënë në duar mjerane, kultura ka rënë në duart e atyre që janë pasionant të flasin për veten e tyre, por duke harruar ata që vëertetë bëjnë kulturën” tha Hushi.

Ndërkohë kujtojmë se në 2013-ën Hushi mbështeti nëpërmjetë një spoti kryeministrin e sotëm Edi Rama.

agim_hushi1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gruan, policia lëshon menjëherë urdhër mbrojtje për 39-vjeçaren (Emri)
Prokuroria kërkesë KQZ-së : T'i ndërpritet menjëherë mandati deputetit Armando Prenga »
Article Logic
Execution time: 0.012155055999756
array(1) { ["section"]=> string(106) "metamorfoza-e-tenorit-te-famshem-shqiptar-ne-2013-mbeshteste-ramen-sot-krahe-bashes-ne-proteste-foto-69915" }