METEOROLOGËT/ Pas reshjeve të dëborës vendi rrezikon të... (GRAFIKËT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:35 28-02-2018 METEOROLOGËT/ Pas reshjeve të dëborës vendi rrezikon të... (GRAFIKËT)

Pas reshjeve të dëborës që pushtuan Shqipërinë ditët e fundit, duket se moti do të marrë një kthesë tjetër.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, pas disa ditësh vendi do të përballet përsëri me reshjet e shiut duke shtuar rrezikun nga përmbytjet. Në një raport, IGJEM ka bërë të ditur se shkrirja e dëborës dhe reshjet që priten të rikthehen nga dita e nesërme parashikohet se do të rrisin nivelin e ujit të lumenjve dhe liqeneve, duke shkaktuar kështu përmbytje.

 

PARASHIKIMI METEO:
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.01) priten reshje të dobëta, ndërsa në Korçë dhe Elbasan lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit për ditën e sotme, ndërsa nesër ky kufi do të jetë në 300 m mbi nivelin e detit.
Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 12 °C
në vendet e ulëta: -2 / 9 °C
në vendet malore: - 13 / 3 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë paradite, por pasdite bëhet mesatare, deri e fortë në bregdet.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET
-----------------------------------------
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme sot (e mërkurë, dt.28 shkurt) dhe nesër (e enjte, dt.01 mars). Nga data 2 Mars dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. IGJEUM është duke vazhduar llogaritjet hidrologjike për vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

28514767_1007387132748466_3621135074106165697_o.jpg

28337047_1007387129415133_5888720286262793969_o.jpg28337936_1007387126081800_147858053048310823_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Priten ekzekutime, çfarë tregojnë NUMRAT në pakot e drogës', JA PARASHIKIMI I FRIKSHËM për kokainën
I riu shqiptar gjendet i vdekur në parkingun e një spitali në Itali. Nisin hetimet »
Article Logic
Execution time: 0.010702133178711
array(1) { ["section"]=> string(70) "meteorologet-pas-reshjeve-te-debores-vendi-rrezikon-te-grafiket-111801" }