Pas mbylljes së “Kristalit” për Ahmet Muçaj 67 vjeç hallet nuk kanë të mbaruar.
Përfundimisht, biznesmeni dikur i suksesshëm, që mbante hapur një Universitet, jepte Diploma “false” kishte lidhje me shumë e shumë politikanë, nuk ka bërë vetëm këto, ka vjedhur edhe energjinë elektrike. Policia njofton se ka filluar procedimi penal në mungesë ndaj 67 vjeçarit, pronar i Kristalit dhe i firmës së pezulluar “Spitali Universitar Kristal” sh.p.k, pasi pas kontrollit të ushtruar në subjektin privat, u konstatua se furnizohej me energji elektrike në një linjë të dytë, në mënyrë të paligjshme. Meti i Kristalit përfundimisht është shpallur në kërkim, dhe policia thotë se po punon për kapjen e tij.
Ndërkohë që pak muaj më parë Kristal, i vendosur në Autostradë, pritej që të kthehej në një qendër profesionale. Nuk dihet se si do të vazhdojnë më tej procedurat, por ajo që dihet, është se Meti i Kristalit, ka njohje të forta politike dhe kulturore (për të janë kënduar edhe këngë), ndërkohë që është qytetar nderi i Përmetit dhe Çorovodës, si një njeri me vlera që ka kontribuar për këto qytete.