Metoda “speciale” e Policisë italiane për të kapur trafikantin shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 22:58 05-08-2017 Metoda “speciale” e Policisë italiane për të kapur trafikantin shqiptar

Shtimi i vizitave në shtëpinë e tij, shtoi dyshimet tek komuniteti lokal e më pas edhe tek policia. Një 23-vjeçar shqiptar banues në komunën Bra (Cuneo) në Itali përfundoi në prangat e policisë lokale.

Nisur nga vëzhgimet ku njerëzit “venin dhe vinin” në shtëpinë, policia zhvilloi një kontroll në banesë, duke sekuestruar 120 gram kokainë “gur” të pastër, gati për t’u prerë dhe për t’u shpërndarë. Sipas mediave italiane, substanca mund të prodhonte doza të përreth 500 gram dhe vlera potenciale e saj është 15 mijë euro.

Gjatë bastisjes, ata ishin gjetur edhe çanta të vogla najloni, gërshërë dhe mjete të tjera të dobishme për paketimin e dozave, të destinuara, sipas të gjitha gjasave në tregun lokal. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar edhe tre telefona celular. I riu u transferuar në burg në Asti në dispozicion të prokurorit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të rindërtuar rrugën se nga ku blinte lëndën narkotike, shkruan Oraneës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në të ftohtë dhe në të nxehtë, ata që vuajnë më shumë janë të pastrehët
Profesori i tronditur nga vetëvrasja e komshiut: Më fal nënë, të humba në kumar »
Article Logic
Execution time: 0.011650085449219
array(1) { ["section"]=> string(75) "metoda-speciale-e-policise-italiane-per-te-kapur-trafikantin-shqiptar-88360" }