Metodologjia e re e zgjerimit, Cakaj: Anëtarësimi bëhet më i parashikueshëm, brenda pak ditësh del dhe raporti i KE për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 21:22 27-02-2020 Metodologjia e re e zgjerimit, Cakaj: Anëtarësimi bëhet më i parashikueshëm, brenda pak ditësh del dhe raporti i KE për Shqipërinë Ministri Cakaj ne Prage, me ministrat e Vishegradit

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka folur sot nga Praga për meteodologjinë e re të zgjerimit, e cila sipas tij e bën procesin e anëtarësimit më të parashikueshëm dhe më të besueshëm.

Gjatë një takimi me Ministrat e Jashtëm të Vishegradit dhe Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi, Cakaj ka theksuar se brenda pak ditësh pritet të dalë edhe Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, për të treguar sipas tij, se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

Postimi i plotë i Gent Cakaj:

Sot në Pragë së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Komisionerin e Zgjerimit, z. Várhelyi, biseduam edhe për rëndësinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë gjatë këtij viti.

Paraqitja e metodologjisë së re tashmë e ka bërë procesin e negociimit për anëtarësim më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe më dinamik.

Të gjithë ndamë pikëpamjen se kjo qasje duhet t'i shtyej vendet anëtare për të ecur më shpejt me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Për më shumë, brenda pak ditësh pritet të dalë edhe Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për të treguar edhe njëherë se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

Mbi këtë bazë, ne shpresojmë se vendet anëtare do të marrin një vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Shqipërinë bazuar në të arriturat madhore të saj.

87863468_2555556528047306_107732966788038656_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071780681610107
array(1) { ["section"]=> string(134) "metodologjia-e-re-e-zgjerimit-cakaj-anetaresimi-behet-me-i-parashikueshem-brenda-pak-ditesh-del-dhe-raporti-i-ke-per-shqiperine-196691" }