Deputetja simpatike e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shtatzënë me binjakë. Newsbomb.al mëson se deputetja është prej 5-muajsh në pritjen e ëmbël për t'u bërë nënë për herë të parë.
Kështu, dashurisë 17 vjeçare të saj me bashkëshortin Saimir Sallakun, kurorëzuar prej kohësh me martesë do i shtohet edhe bekimi i madh siç është të pasurit e fëmijëve.
Deputetja më herët ishte shprehur se me zor e priste të bëhej nënë dhe mesa duket, momenti ka ardhur. Në fotot e fundit, Tabaku duket me barkun e rrumbullakosur dhe më e bukur se asnjëherë më parë. /Newsbomb.al