MF: Kemi shlyer 16 miliardë lekë detyrime të prapambetura

Publikuar tek: ekonomi, më 16:31 22-07-2015 MF: Kemi shlyer 16 miliardë lekë detyrime të prapambetura

Ministria e Financava ka njoftuar se ka shlyer më shumë se 16 miliardë lekë detyrime të prapambetura për periudhën janar-korrik 2015. Sipas ministrisë, 16.36 miliardë lekë janë akorduar për investimet e publike, shpenzime korente për mallra dhe shërbime, rimbursim TVSH-je dhe Tatim Fitimi, si dhe për vendime gjyqësore, shpronësime dhe emergjenca.

Njoftimi i Ministrisë së Financave:

Shlyhen më shumë se 16 miliardë lekë detyrime të prapambetura për periudhën janar-16 korrik 2015. Në kuadër të zbatimit të VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit” të ndryshuar”, për vitin 2015 Ministria e Financave ka vijuar punën për të siguruar vazhdimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Në kuadër të strategjisë, deri më datë 16 korrik 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 16.36 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive:

(i) investimet publike, janë alokuar 5.9 miliardë lekë,

(ii) shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.3 miliard lekë,

(iii) rimbursim TVSH-je dhe Tatim Fitimi, janë alokuar rreth 5.1 miliardë lekë,

(iv) “Të tjera” janë alokuar 5.1 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për “vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë  dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.

Në mënyrë të përmbledhur gjeni më poshtë tabelën e alokimit dhe realizimit të pagesave, proces i cili vazhdon me përditësimin e raportimeve nga degët e thesareve.

Përmbledhëse e Ecurisë së shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura
Deri më datë 16.07.2015
/leke
Nr. Detyrimet sipas kategorive Vlera e çelur deri 16.07.2015 Paguar deri me datë 16.07.2015 % paguar/celur
1 Kategoria e Investimeve Publike       5,850,552,512       5,356,645,759 92%
2 Detyrimet për kontrata për mallra dhe shërbime          334,847,986          121,712,245 36%
3 Rimbursimi i TVSH dhe Tat Fitimit       5,057,725,720       4,516,857,871 89%
4 Kategoria të tjera (vendimet gjyqesore, shpronësime, PAK, etj)       5,113,411,123       3,421,613,697 67%
TOTALI   16,356,537,341  13,416,829,572 82%

Procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura u parashikua të realizohet për një periudhë 3-vjeçare  (2014-2016) dhe fondet e alokuara u planifikuan me një vlerë më të madhe për vitin e parë (35 miliardë lekë) dhe duke vijuar me dy vitet në vazhdim respektivisht 20 miliardë lekë në vitin 2015 dhe 17,5 miliardë lekë për vitin 2016.

Duke e parë si shqetësuese gjendjen e paraqitur të borxhit të akumuluar, Ministria e Financave vendosi që në muajin Dhjetor 2013 me buxhetin e këtij viti, të shlyejë rreth 4.9 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Këto detyrime ishin kryesisht për investimet publike që ishin kryer gjatë viteve të kaluara, rreth 3 miliardë lekë dhe për pagesat e vonuara të paaftësisë dhe të ndihmës ekonomike, të cilat kanë një ndikim drejtpërdrejtë në shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, që ishin rreth 1.9 miliardë lekë.

Për vitin 2014, vetëm gjatë periudhës mars-qershor u paguan rreth 26 miliardë lekë ose 75% e fondit total të parashikuar për këtë vit. Përshpejtimi i shlyerjes së pagesave u krye në mënyrë që bizneseve t’u sigurohej likuiditeti i munguar, i cili do të siguronte vazhdimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre ekonomik. Shlyerja e këtyre detyrimeve në një kohë të shpejtë ndikoi edhe në rritjen e besimit tyre ndaj Qeverisë.

Procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura u pezullua në muajin korrik 2014 për arsye të auditimit, nga një kompani audituese ndërkombëtare, të pagesave të realizuara deri në atë moment.

Procesi i pagesave rifilloi në muajin nëntor dhe brenda 2 muajve u arrit të realizoheshin pagesat në rreth 34 miliardë lekë, duke realizuar në këtë mënyrë 99% të fondit të planifikuar për vitin 2014.

I gjithë procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura është karakterizuar nga transparenca me publikun, si atë të interesuar dhe përfitues direkt ashtu dhe më gjerë. Për këtë arsye në faqen online të Ministrisë së Financave është hapur një rubrikë e veçantë dedikuar procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Që në fillim janë publikuar listat me detyrimet e prapambetura që rezultonin të kishin të gjitha institucionet buxhetore ndaj të biznesit/individit, duke ju bërë thirrje të gjithë të interesuarve të kontrollonin pretendimet e tyre dhe në çdo rast mungese apo pasaktësie të vlerave të pasqyruara në këto tabela, të drejtoheshin pranë institucioneve përkatëse me të cilët kishin lidhur marrëdhënien kontraktuale. Në të njëjtën kohë edhe Njësia e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura (NJSHDP) në Ministrinë e Financave ka qenë e hapur për të pritur dhe sqaruar çdo subjekt apo individit, si dhe duke i orientuar për rrugën që duhet të ndiqnin.

Në kuadër të transparencës me publikun e gjerë janë publikuar edhe të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë procesin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Gjithashtu nga Njësia e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura është publikuar çdo javë informacioni i detajuar (në nivel institucioni, subjekti, fature, etj) mbi alokimin e fondeve dhe mbi ecurinë e pagesave të detyrimeve të prapambetura për fondet e çelura.

Për sa mësipër vlen të theksohet fakti që lidhur me procesin e shlyerjes së pagesave nuk ka patur asnjë kontestim apo ankimim, si nga ana e institucioneve paguese, ashtu edhe nga subjektet apo individët përfitues. Megjithatë Ministria e Financave ka qenë dhe vazhdon të jetë e disponueshme për të shqyrtuar dhe vlerësuar cdo rast kontestimi apo ankimimi që mund të paraqitet nga të gjithë aktorët përfshirës në këtë proces.

Ministria e Financave është e hapur për vënien në dizpozicion të të dhënave dhe informacioneve që lidhen me procesin e shlyerjes së detyrimeve të prambetura, për të interesuarit që mund t’i përdorin ato për studime më të thelluara lidhur me ndikimin që ky proces solli në ekonominë shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034861087799072
array(1) { ["section"]=> string(62) "mf-kemi-shlyer-16-miliarde-leke-detyrime-te-prapambetura-16763" }